TË FUNDIT

Alarm/ Zhduket 16 vjeçari, policia: Nëse e shihni na njoftoni

Quhet Daniel Gjinaj, 16 vjeçari që rezulton i zhdukur nga shtëpia e tij në Angli. Policia vendase njofton se ka nisur kërkimet për adoleshentin e zhdukur pa gjurmë që nga data 13 gusht.

Sipas policisë, ai shoqërohej shpesh me bashkatdhetarë të tij në atë qytet. Për here të fundit i pa më datën 13 gusht, kur u largua menjëherë pas orës 2:00 duke thënë se do të takonte disa miq.

Pas kësaj, familja nuk ka marre vesh me asnjë lajm rreth tij, ndërkohë qe policia ka nisur kërkimet.

Dyshohet se ai mund te kete udhëtuar në Ëorthing, Lancing ose Croydon. “Kushdo që e ka parë ose kush e di për vendndodhjen e tij, i kërkohet të raportojë në internet ose të telefonojë policine”- thuhet ne njoftimin qe publikojne mediat vendase.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat