TË FUNDIT

Ky rregull i ri vënë nga Ismaili është një pranim indirekt se në Burgje zhvillohet prostitucion

Alarmi se në takimet speciale të të dënuarve në Burgje zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit ka bërë që të kufizohen vizitat.

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili iu ka komunikuar vartësve të tij, një rregull të ri, për takimet në Burgje.

Kështu, të gjithë të burgosurit që kërkojnë takime speciale dueht të vërtetojnë se personi që do të takojnë, është personi bashkëjetues me ta, sipas përcaktimit që bëhet në Kodin e Familjes. Ky rregull i ri vënë nga Ismaili është një pranim indirekt se në Burgje zhvillohet prostitucion.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat