Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e dy personave të shpallur në kërkim kombëtar. Në bashkëpunim me Shërbimet Diplomatike të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara kanë bërë të mundur ekstradimin e D.M, 32-vjeç lindur në Elbasan i cili ka kryer 5 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim” ndërsa ishte shpallur në kërkim për veprën penale ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”.
Rasti i dytë i ekstradimit është nga Gjermania. Policia njofton se është ekstraduar 21-vjeçari, A. Xh lindur në Gjoricë të Epërme, Dibër dhe ishte shpallur në kërkim veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Gjykata e Tiranës për këtë të arrestuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Në datë 29.04.2017 oficerët e policisë kufitare kanë sekuestruar 104,75 kg cannabis sativa, të cilën A. Xh. ka tentuar ta trafikojë nëpërmjet kufirit tokësor drejt Maqedonisë së Veriut.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit, me qëllim përballjen e tyre me drejtësinë e vendeve të cilat i kanë shpallur në kërkim.

