Agron Selmani është 41-vjeçari i cili fitoi lotarinë amerikane, por mashtroi në lidhje me diplomën e tij.
Sapo doli nga ambasada amerikane në Tiranë, atij iu vunë pranga pasi u zbulua që kishte diplomë false.
Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Selmanin.
Lidhur me çështjen e Agron Selmanit, Prokuroria i ka paraqitur gjykatës dy kërkesa të ndryshme. Ditën e djeshme u dorëzua kërkesa që Selmani të lihej në “arrest shtëpie”, e ndërsa në seancën e sotme kërkesa ishte për “arrest me burg”, kërkesë kjo që u pranua më pas nga gjykata.

