Një tjetër qytetar ra në pranga ditën e sotme në Sarandë.
Forcat e policisë ndaluan shtetasin me inicialet M.M. nga Tirana, pasi po drejtonte makinën e tij në gjendje të alkoolizuar. Arrestimi i tij u bë në rrugën ‘’Butrinti’’.
Njoftimi i policisë:
Sarandë, arrestohet nga Policia për “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt” shtetasi M.M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën “Butrinti” pasi ky shtetas u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

