TË FUNDIT

Kufijtë me Kosovën, ish-ministri flet për teori të rrezikshme…

Ish-ministri i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për idenë e korrigjimit të Kufijve mes Serbisë dhe Kosovës dhe për qëndrimin e Gjermanisë, e cila përmes Merkelit duket se ka goditur tashmë këtë skenar të rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor.

Ai shkruan në “Facebook” duke shpresuar se këto teori shumë të rrezikshme për shqiptaret të jenë arshivuar dhe mbështetësit e kësaj ideje të mos kenë mundësinë e ringjalljes së tyre, qoftë në Prishtinë apo edhe në Tiranë.

Statusi i Shehut:

Vucic vajton, shqipfolës fshihen, shqiptaret te reagojnë! Nje vit me pare shqipfoles nga Prishtina dhe Tirana lancuan ëndrrën e Serbisë se Madhe nëpërmjet te ashtuquajturës platforme te shkëmbimit te territoreve.

Këto dite Vucic, mbas Jo se përsëritur te Merkelit, por qe duket edhe prej matanë Atlantikut, duke e rikonfirmuar atë ëndërr Serbe shpreh dëshpërim për zbehjen e saj.

Po ata shqipfolës nga Prishtina pse heshtin tashme me ”planet” e tyre për te “bindur” Serbinë tu ”dhuroje” territore te tera, thjesht si “pendese” ndaj historisë?!

Le te shpresojmë qe këto teori shume te rrezikshme për shqiptaret te jene arshivuar dhe qe shqipfolës nuk do te bëhen perseri “promotore” te ringjalljes se tyre. Sidoqoftë e deri kaq demi është i pa llogaritshëm, gjë qe shprehet edhe ne bllokimin e njohjeve te Kosoves, te problemeve me avancimin e saj ne institucionet ndërkombëtare, ne “forcën” qe ka marre diplomacia serbe etj.

Pa asnjë dyshim pasojat e asaj teorie te artikuluar nga shqipfolës janë shume here me demtuese per neve sesa është ajo teori vete e mbrojtur nga serbet, duke vene ne dyshim kështu Paketen Ahtisaari, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, etj akte thelbesore.

Kjo lidhet gjithashtu edhe me goditjen vdekje prurëse, qe ju dha Ministrisë sonë te Jashtme se fundmi, mbasi prej 5-6 vitesh e mbajtën atë ne agoni. Ndërsa Vucic po vajton ëndrrën serbe e shqipfoles po veprojne si struci, shqiptaret duhet te reagojnë per sovranitetin e nxjerre ne treg!

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat