TË FUNDIT

Shkel Urdhrin e Mbrojtjes, burri rreh barbarisht gruan

Arrestohet një 41-vjecar në Librazhd pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj gruas në banesë, për te cilën gjykata kishte lëshuar edhe Urdhrin e Mbrojtjes.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin A.R., 41 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • A.R., 41 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke shkelur edhe Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat