TË FUNDIT

Kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës: Prioritet do të kenë gratë

Kryetarja e këshillit bashkiak Shkodër Brisela Kadia, pas mbledhjes së kryeministrit Rama me drejtuesit politik të qarkut Shkodër tha se në mbledhje të gjithë drejtorëve burra i është komunikuar se duhet të japin dorëheqjen, ndërsa prioritet duhet të kenë gratë.

“Vendet vakante do të plotësohen nga persona që do jenë brenda këtyre institucioneve. Por ne do të ngremë edhe një komision qytetar që do të përthithë, vlerësojë figurat me më integritet profesional në mënyrë që gjithë procesi të ketë një ristartim të ri dhe qytetarëve të Shkodrës tu ofrohen shërbime më të përmirësuara dhe cilësi më të lartë. Prioritet në këto pozicione, vende vakante që do krijohen do të kenë gratë për të qenë drejtuese të këtyre të institucioneve”, u shpreh Kadia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat