TË FUNDIT

Foto/ Turistja çeke tenton të kalojë rrugën, makinat e fusin në mes

Një turiste çeke është përplasur nga dy makina ditën e sotme dhe ndodhet në spital e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pazarit Karakteristik të Gjirokastrës rreth orës 12:15 ku turistja çeke u përplas pranë xhamisë së qytetit.

Turistja u dërgua me urgjencë për në spitalin e Gjirokastrës nga kalimtarë të rastit nga ku po merr trajtim mjekësor.

Turistja ishte duke kaluar rrugën në momentin kur u përplas nga dy automjete që e futën në mes.

Trafiku i pa orientuar në pjesën e Pazarit si pasojë e punimeve në ndërtimin e kalldrëmit ka rënduar mjaft trafikun dhe është shoqëruar herë pas herë me problematika të ngjashme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat