TË FUNDIT

Qytetarët denoncojnë deputetin socialist: Shkeli ligjin….

Banorët e njësisë Nr1 në kryeqytet kanë denoncuar deputetin socialist, Robert Bitri për shtesën e një ndërtese për të cilën pretendojnë se është pa leje. Një prej banorëve, i cili pretendon se është edhe pronar i truallit, ka deklaruar se edhe pse policia bashkiake ja ndaloi punimet, Bitri rifilloi sapo ata u larguan.

“Unë jam pronar i truallit dhe gjithashtu banor këtu. Kam bërë një kërkesë tek IKMT e bashkisë qëndrore, dhe më thanë se pas një muaj vjen përgjigja. Në të njëjtën kohë marr edhe policinë bashkiake, përkohësisht i ndalojnë punimet dhe sapo largohen policët, rifillojnë sërish. Këtë e kam bërë për tre herë me radhë. Ndërtesën po e bën Robert Bitri, ai është pronari. Kishte një javë ndërprerje të punimeve nuk e di për çfarë arsyeje, por që kanë nisur sërish. Po bëhet një shtesë në një pallat që është po i deputetit Robert Bitri. Ai po punon në fshehtësi. Ne do ta ndjekim këtë në rrugë gjyqësore duke e denoncuar së pari në Polici dhe në Prokurori gjithashtu. Punimet në ndërtesë kanë filluar prej rreth një muaji. Po ndërtohet një kat shtesë në një pallat 7 katësh që është në pronësi të deputetit. Nuk kemi pasur asnjë përgjigje të formës së prerë zyrtare për denoncimet që kemi bërë”, tha qytetari.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat