Pasditen e sotme janë djegur dy shtëpi në Delvinë si pasojë e zjarrit që ka përfshirë kullotat, pemët frutore dhe shkurret në fshatin Kardhikaq përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë.
Në vendngjarje po shkojnë zjarrfikëset e Delvinës dhe Sarandës, por për shkak të terrenit ndërhyrja e zjarrfikësve duket se është e pamundur.
E vetmja mënyrë që zjarri të vendoset në kontroll është ndërhyrja me helikopter nga ajri.

