TË FUNDIT

Plagosën menaxherin e VIP-ave, arrestohen autorët

Janë arrestuar autorët e plagosjes së menaxherit të VIP-ave, Met Elshani tre muaj më parë.

Mediat kosovare raportojnë se dy persona kanë rënë në prangat e policisë.

Të arrestuarit janë identifikuar vetëm me inicialet A.L dhe D.K.

Përplasja me armë ndodhi pasditen e 17 majit në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Si pasojë e të shtënave u plagos menaxheri i On Records, i cili për fat të mirë nuk mori lëndime kërcënuese për jetën.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri.

Personat e arrestuar janë Sh. C  20 vjeç,  L. K , 22 vjeç, dhe  Xh.B, 43-vjeç ndërsa i dyshuari i katërt A.K, 23-vjeç, ndodhet spital.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat