TË FUNDIT

Falsifikonin biletat dhe abonetë, jepen masat për të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest shtëpie pronarin e kompanisë ‘Alba Trans’ të transportit urban në Tiranë, Fatos Vrapi, i akuzuar për falsifikimin e biletave dhe aboneve të urbanëve duke i shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit për rreth 1 miliard lekë.

Gjykata ka pranuar garancinë prej 10 milion lekësh të vjetra per Fatos Vrapin ndërsa për bashkëshorten e tij, Albana Vrapi, Gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.

Po e njëjta masë është dhënë edhe për Erisa Vorën, administratore e kompanisë.

Në arrest shtëpie janë lënë edhe bashkëpunëtorët e dyshuar, Klodiana Qato, Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi.

Gjykata ka vendosur të lë në burg vetëm dy prej të arrestuarve, ata janë dispeçerët Lulzim Allaraj dhe Aldi Duro.

Ata akuzohen se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë.

Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 150 mijë bileta, ku vënia në treg e të cilave do të kapte vlerën 6 milion lekët të reja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat