Një velierë me emrin “Aiolos” me flamurin e Holandës, e cila ishte nisur nga Saranda me dy persona në bord ka pësuar avari në orët e para të mëngjesit.
Me marrjen e sinjalit SOS, në vendin e ngjarjes kanë shkuar Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare.
Veliera ndodhej 3.5 milje në perëndim të gadishullit të Karaburunit, në afërsi të zonës së Bristanit.
Në orën 05:00, Veliera me anë të rimorkimit nga Roja Bregdetare mbërriti në portin e Sazanit për riparimin e defektit për të vazhduar destinacionin e radhës.

