TË FUNDIT

Kreu i KLP e pranon: Procesi i vettingut i ngadaltë, ja pse nuk po fillojnë punë 5 prokurorë

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, e konsideroi të ngadaltë procesin e Vettingut, teksa foli për ngritjen e strukturës së re antikorrupsion SPAK. Në një deklaratë për media, ai u shpreh  se nga 15 prokuror të përzgjedhur për SPAK, 10 prej tyre presin ende përfundimin e procesit të Vetting, ndërkohë vetëm për 5 ka përfunduar ky proces.

Ibrahimi u shpreh se KLP është gati të bëjë emërimin e 5 prokurorëve të cilët i kanë kaluar të gjitha fazat e Vetting, por kjo sipas tij nuk do të ishte e drejtë, për aq kohë sa nuk janë përfunduar seancat për kandidatët e tjerë.

“Presim përfundimin e Vetting. Pesë prej tyre mund të emërohen menjëherë nga ne, por ne presim një numër të arsyeshëm. Pra një numër prej 10 prokurorësh. Duke parë ngarkesën aktuale të Krimeve të Rënda, ne e kemi të qartë se prokurorët e SPAK do të kenë ngarkesë të frikshme. Bëjmë një llogari të bazuar në shifra për të ndarë se cili do të jetë numri aktual i prokurorëve. Por vendimi do t’i mbetet Këshillit.

I pyetur se kur mendohet se do të mblidhet Këshilli i Lartë i prokurorisë për SPAK, Ibrahimi nuk dha një datë të saktë, por e la evazive.

“Ne e ndjemë peshën e  përgjegjësisë. Ka një vonesë të përgjithshme për reformën dhe për procedurat për zgjedhjen e kandidatëve, por besojë se  jemi afër fundit. 10 kandidat për SPAK janë drejt finalizimit.  Besoj se tre javët e ardhshme, Këshilli do të mblidhet për të vendosur. Secilit prej të pestëve që kanë përfunduar Vettingun ne mund t’i emërojmë. Por janë shumë pak për të përballuar ngarkesën”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat