TË FUNDIT

Nis Kuvendi, ja 5 çështjet kryesore që do diskutohen

Pasditen e sotme pritet të fillojë sesioni i ri parlamentar. Pas pushimeve të verës, deputetët rikthehen në parlament sot në orën 18:00. Kujtojmë se seanca e fundit plenare është zhvilluar më datën 18 korrik.

Pesë pikat që do të trajtohen në rendin e ditës së seancës së sotme plenare janë :

  1. Hapja e Sesionit të V – të të Legjislaturës së IX–të të Kuvendit të Shqipërisë
  2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.7.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)
  3. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
  4. Njoftimi/Miratimi i Programit të Punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019 (neni 26, pikat 5, 6 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
  5. Njoftimi/Miratimi i Kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2 – 20 shtator 2019 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë).

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat