TË FUNDIT

Detajet/ Një çeke humb jetën në plazhin e Golemit

Një shtetase çeke ka humbur jetën pak në orët e mesditës në plazhin e Golemit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.40, ndërkohë që shtetasja çeke nuk është identifikuar ende.

‘Kavajë/Informacion paraprak.

Rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit, një shtetase moshuar Çeke, ende e pa identifikuar, ka humbur jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat