Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijnaçiç ka deklaruar se Bashkimi Evropian pret bashkëpunim të ngushtë me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Kocijançiç ka vlerësuar rolin e SHBA-së në dialogun Kosovë – Serbi, por gjithashtu deklaroi se këto bisedime duhet të mbahen nën ombrellën e BE-së.
“SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për sukses në dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. BE dhe SHBA ndajnë një interes të fortë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe ne mezi presim që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-në dhe Matt Palmer si i dërguari special i SHBA-së”, ka thënë ajo në një deklaratë për mediat serbe.
“Ne mirëpresim çdo angazhim për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE, qoftë ai që vjen nga vendet anëtare, bashkësia ndërkombëtare, dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”-shtoi Kocijançiç.

