Një tjetër aksident ka ndodhur qarkun e Elbasanit. Si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur në aksin Librazhd-Përrenjas janë plagosur 4 futbollistë të Librazhdit të cilët po udhëtonin me të njëjtin automjet.
Shkak për këtë aksident dyshohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë.
Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur plagosje vetëm persona të lënduar lehtë. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

