TË FUNDIT

Vrau babanë me sëpatë, djali: Më kërkoi të mos ngacmoja një vajzë

Zbardhet dëshmia e Arjan Shahajt, 35-vjeçarit që vrau ditën e djeshme me sëpatë babain e tij Ilijaz Shahaj në fshatin Shalës të Memaliajt.

Mësohet se Shahaj nuk ka shfaqur pendesë para oficerëve të Policisë Gjyqësore në Gjirokastër në dëshminë e dhënë edhe në prani të avokatit të tij të caktuar nga shteti.

35-vjeçari ka deklaruar se e kishte qëlluar të atin për ta trembur dhe jo për ta vrarë, por ky pretendim nuk është shumë i besueshëm, pasi viktima është goditur dy herë në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Gjithashtu Shahaj ka thënë se konflikti ishte momental teksa të dy po përgatisnin dushkun për t’ua dhënë kopesë së dhive që e kishin mbledhur në pyll mëngjesin e djeshëm.

I ati i kishte kërkuar të mos e ngacmonte më vajzën me iniciale B.C. pasi të afërmit e saj ishin ankuar tek ai, por i riu kishte paralajmëruar babain ta mbyllte këtë bisedë dhe pas insistimit ai e ka goditur me sëpatë.

Pas kësaj Arjan Shahaj ka shkuar në banesë dhe i ka kërkuar kunatës së tij (bashkëshortes së vëllait) para për të ikur te motra e tij në Tiranë, por kjo e fundit nuk ka pasur dhe i riu ka shkuar në dhomën e prindërve dhe ka marrë nga aty 20 mijë lekë të vjetra.

Ai ka pohuar se është larguar menjëherë nga shtëpia me rrobat që kishte veshur, ndërsa komshinjtë kanë gjetur viktimën të mbuluar me gjak dhe kanë njoftuar familjarët dhe policinë.

Shahaj ka pranuar se ka qenë shtruar dy herë në Spitalin nr 5 në Tiranë ku trajtohen pacientët me probleme mendore dhe se ka vuajtur 7 vite burg për tentativë vrasjeje ndaj një shokut të tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat