TË FUNDIT

Kryeministrja e Hong Kongut mohon të ketë dhënë dorëheqjen

Liderja e Hong Kongut, Carrie Lam, mohoi se ka ofruar dorëheqje, edhe pse, sipas disa audio-incizimeve që u bënë publike, ajo tha se do ta bënte një gjë të tillë.

Kryeministrja e Hong Kongut mohon se ka ofruar dorëheqjen.

“Sikur të kem zgjedhje, gjëja e parë do të ishte dorëheqja”, u dëgjua të ketë thënë Lam në një takim privat të udhëheqësve të biznesit.

Të martën, ajo tha se “nuk ka ofruar kurrë dorëheqjen”, por nuk e mohoi vërtetësinë e regjistrimit.

Hong Kongu është përfshirë nga protestat antiqeveritare prej disa muajsh.

Protestat janë nxitur nga ndryshimet në një ligj që do të lejonin ekstradimet në Kinë, por më pas, ato janë zgjeruar në një lëvizje më të gjerë që bën thirrje për hetime të pavarura të brutalitetit të policisë dhe për demokraci më të madhe në Hong Kong.

Hong Kongu i është dorëzuar Kinës nga Britania në vitin 1997, nën parimin “një shtet, dy sisteme”.

Sipas këtij parimi, Hong Kongu ka pavarësinë e tij gjyqësore, legjislaturën e tij, sistemin e tij ekonomik dhe dollarin e tij.

Pekini ruan kontrollin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat