Bugatti Chiron tashmë është zyrtarisht makina më e shpejtë në botë.
Andy Wallace nga kanali “Top Gear” me këtë makinë e arriti shpejtësinë prej 490.5 kilometrash në orë në pistën “Ehra-Lessien” në Gjermani.

Rekordi i shpejtësisë u vërtetua edhe nga Shoqata për Inspektime Teknike e Gjermanisë.
Kështu, Bugatti Chiron bëhet makina e parë që e tejkalon kufirin prej 300 miljesh në orë apo 482 kilometrash në orë.
Për arritjen e këtij rekordi, vetura është ndërtuar me aerodinamikë të veçantë.
Kjo makinë është më e ulët se Bugatti-t tjerë dhe është 25.5 centimetra më e gjatë.

