TË FUNDIT

15 vite nga fitorja e gjithë kombit/ Si i gjunjëzuan grekët, Kampionë Evrope, në tokën shqiptare

Janë mbushur 15 vite nga ajo natë madhështore ne tokën shqiptare, ku ngjyrat kuqezi u ngritën më lart se kurrë, më krenare se kurrë. Si sot para 15 vitesh, Kombëtarja e Shqipërisë zhvillonte një nga ndeshjet më emocionuese të historisë së saj, duke gjunjëzuar Greqinë atëherë kampione e Evropës, me rezultatin 2-1.

Murati dhe Aliaj shënonin dy golat që nuk do të harrohen asnjëherë nga tifozët shqiptarë. Fatlumë të mëdhenj ata të cilët arritën të siguronin një biletë për të ndjekur sfidën në “Qemal Stafa”, që nuk është mbushur kurrë më shumë se sa mbrëmjen e 4 shtatorit të vitit 2004.

Atmosfera gjatë gjithë ditës ishte një magji e vërtetë, me mijëra tifozë që vinin nga të gjithë trojet autoktone të shqiptarisë.

“Këtu nuk është Portugali”, ishte mesazhi epik për grekët, të cilët vinin me fodullëkun e të ndjerit superior. Dhe ashtu rezultoi. 4 shtatori i vitit 2004 ishte nata e shqiptarëve.

Fitore historike dhe të gjithë në rrugë duke festuar deri në orët e para të mëngjesit, madje kishte dhe nga ata që e kishin nisur festën që mbas mbarimit të pjesës së parë.

Foto Strakosha, Elvin Beqiri, Adrian Aliaj, Lorik Cana, Altin Lala, Ervin Skela, Klodian Duro, Besnik Hasi, Edvin Murati, Florian Myrtaj, Igli Tare ishin formacioni i zgjedhur nga Brigel ndërsa në stol qëndronin: Alban Bushi, Mehmet Dragusha, Blendi Shkëmbi, Rezart Dabulla, Henri Ndreka, Ardit Beqiri, Ilion Lika.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat