Dy ditë më parë në në një nga lagjet e Milanos në shtetin italian dy burra kanë dhunuar një prositutë shqiptare.
Ata kanë qenë duke ecur me makinë gjatë mbrëmjes së të hënës, dhe në momentin që 39-vjeçarja shqiptare ka dalë nga makina në vendin e quajtur Trezzano Dul Naviglio, mbi fytyrën dhe gjoksin e saj dy burrat kanë hedhur acid.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur rreth orës 21:30, teksa raportohet që gruaja shqiptare të ketë bërtitur shumë e ka kërkuar ndihmë.
Menjëherë banorët e zonës kanë njoftuar ambulancën e cila ka ardhur me shpejtësi në vendin e ngjarjes e më pas e ka transferuar shqiptaren në spital.
Ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetën, por shenjat që ka shkaktuar acidi në lëkurën e saj mund të mbeten gjatë.
Te dy autorët e krimit mund të dënohen për krimin e rëndë, deri në 14 burg.
Ndërkohë autoritetet përkatëse po hetojnë mbi ngjarjen që dëmtoi rëndë prositutën shqiptare.

