Kujtim Gjuzi, kryetar i partisë konservatore që në zgjedhjet e 30 qershorit mori zero vota në gjithë Shqipërinë, arriti të bëhet deputet në Parlament, pasi opozita e bashkuar vendosi të djegë mandatet.
Ajo që ra menjëherë në sy te Gjuzi, ishte artikulimi pak i çuditshëm për dikë që merret me politikë, por jo vetëm kaq. Edhe aksesorët e tij, si ora, celulari dhe makina.
Së fundmi, vetëm 4 muaj pasi u bë deputet, Gjuzi, që duket se është i fiksuar pas aksesorëve, ka ndërruar makinë.
Ai është parë në ambientet e Kuvendit me një makinë të re Tuareg, siç e shihni në fotot më poshtë teksa e ka parkuar para zyrës së Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruci. Më parë ai përdorte një Benz 240-c, të cilën, në një video që qarkulloi në mediat sociale, shihej teksa e lante në rrugë.


