TË FUNDIT

20 vjeçarin shqiptar e shtyp treni, dëshmitari: U trondita, njerëzit po qeshnin…

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në zonën e Castelfiorentino, Itali. Mediat italiane shkruajnë se 20-vjeçari, Marko Kaziu, u aksidentua nga treni i linjës Empoli-Siena ditën e djeshme, ndërsa ndërroi jetë në orët e vona të natës në spitalin e Careggi.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në kohën kur i riu ka tentuar të kalojë në shinat e trenit, por kjo tentativë rezultoi fatale. Edhe pse ndihma mjekësore iu dha në kohë, i riu nuk u mbijetoi dot plagëve.

Një prej dëshmitarëve, fotografi Francesco Nigi, denoncoi në Facebook qëndrimin  që mbajtën dëshmitarët e tjerë që qëlluan në vendngjarje. I tmerruar, ai shprehet se njerëzit filluan të qeshnin.

«Ata sapo kanë goditur një djalë me trenin në Castelfiorentino. Nuk e di nëse është gjallë, pasi tanimë duke parë skenën më lanë mjaft të tronditur. Gjëja që më tmerroi me të vërtetë ishin njerëzit që qeshën për të. Pavarësisht nga gabimet dhe pakujdesia e djalit që kalon mbërritjen në tren, nuk është saktësisht më e mira për të qeshur me vdekjen e mundshme të një personi “, thotë ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat