Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Komunën e Parisit dhe për pasojë një grua ka mbetur e plagosur. Sipas të dhënave të para mësohet se shtetasja, e cila mbeti e plagosur, i ka dalë para makinës duke i prerë rrugën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënder Luarasi”, ndërsa në foton më poshtë shihet gruaja e plagosur e shtrirë në rrugë dhe disa qytetarët që përpiqen t’i japin ndihmën e parë.


