TË FUNDIT

Më në fund përfundoi Rruga e Kombit?! Ja çfarë thotë ministrja

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku thotë se është në përfundim fazën e fundit e punimeve në Rrugën e Kombit.

Në inspektimin që bëri sot paradite Balluku deklaroi se përfundimi i këtij aksi rrugor me rëndësi të madhe erdhi pas zgjidhjes së pengesave kontraktuale të krijuar nga qeveritë e mëparshme.

“Siguria rrugore ka qenë një nga elementet kryesorë që është zbatuar me përpikmëri në këtë aks duke qenë se është një nga prioritetet që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhe kompleksiteti i kësaj pjese ka qenë i ditur për publikun. Kjo është një kontratë e lidhur në vitin 2009 me kompleksitet të madh teknik, me një projekt gjithashtu të gabuar, siç e kemi parë dhe herë të tjera në projekte të mëparshme siç është dhe rruga Tiranë-Elbasan apo dhe gjetkë dhe përfundimisht i është gjetur një zgjidhje teknike”, bëri me dije ministrja Balluku.

Në fund, Balluku shtoi se kjo rrugë me standarde dhe cilësi evropiane i shërben për të gjithë Shqipërinë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat