Një maune ka marrë flakë në ecje në aksin rrugor Librazhd – Përrenjas. Sipas njoftimit zyrtar të policisë mjeti i tipit trailer, nën drejtimin e shtetasit D.M. banues në Maqedoninë e Veriut, ka marrë zjarr dhe është dëmtuar pjesërisht rimorkio e saj, e cila ishte e ngarkuar me kartona amballazhi.
Dëme në njerëz nuk ka dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të gjetur shkakun që çoi në ndezjen e zjarrit në maune.
“Në aksin rrugor Librazhd- Prrenjas,në ecje e sipër ka marrë zjarr mjeti tip trailr me drejtues shtetasin D.M., banues në Maqedoninë e Veriut.
Si pasojë është djegur pjesërisht rimorkia e cila ishte e ngarkuar me letër kartona ambalazhi.
Dëme në njerëz nuk ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

