TË FUNDIT

Shenjtërimi i Nënë Terezës, një tjetër gafë e Gent Cakajt

Përkujtimi në tre vjetorin e shenjtërimit të humanistes së madhe shqiptare Nënë Tereza ka bërë që të gjithë të vërsulen me postime në rrjetet sociale.

Sigurisht që nuk mund të mungonin edhe politikanët. Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj duket se është ngatërruar me kohën që ka kaluar.

“Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa”, shkruan Cakaj në rrjetet sociale.

Por në fakt kanë kaluar vetëm 3 vite kur në një ceremoni madhështore në vitin 2016 Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Kisha e Shenjtë në Vatikan.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat