Prokuroria egjiptiane ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së djalit të presidentit të ndjerë Mohammad Morsi.
Abdullah Morsi, 24 vjeç, vdiq në orët e vona të mërkurën në një spital të Egjiptit si pasojë një sulmi në zemër, thanë burimet familjare për AA.
Avokati i familjes, Abdel-Moneim Abdel-Maqsoud, deklaroi se familja është duke pritur leje zyrtare për varrosjen e djalit të tyre.
Deri më tani, autoritetet egjiptiane nuk kanë komentuar mbi vdekjen e Abdullah Morsit.
Abdullah Morsi ishte një kritik i hapur i qeverisë egjiptiane dhe kishte akuzuar presidentin egjiptian Abdel-Fattah al-Sisi për vrasjen e babait të tij. Ai është burgosur dhe liruar disa herë.
Mohammad Morsi, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, u përmbys përmes një puçi ushtarak në vitin 2013.
Ai vdiq nga një sulm i papritur në zemër në qershor gjatë një seance gjyqësore.

