Zona tek rruga e Elbasanit në Tiranë është përballur sot me mungesë të energjisë elektrike.
OSHEE njofton se shkak i ndërprerjes janë bërë punimet që po kryhen në këtë zonë dhe si pasojë është dëmtuar kablli i tensionit.
Ndërkohë, po punohet për riparimin e defektit.
Njoftimi i plotë:
Dëmtohet rrjeti te “Rruga e Elbasanit”
Si pasoje e dëmtimit te kabllit tension i mesëm 20kV fideri L16 nga puninet për hapjen e kolektorit te “Rruga e Elbasanit” kanë mbetur pa energji elektrike zonat rreth “Rrugës së Elbasanit”, fakulteteve, etj.
Brigada e OSHEE po punon për riparimin e rrjetit.

