TË FUNDIT

Përgatitet në heshtje marrëveshja mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, ja kush e pëson

Deputeti demokrat Alban Zeneli ka thënë se disponon informacione se është gati marrëveshja e radhës mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha.

Një marrëveshje që sipas Zenelit shkon në dëm të shqiptarëve.

“Ata e kanë shtrirë dorën shpesh, po vetëm për t’i bërë dëme shqiptarëve, sepse nuk ka ndryshuar asgjë. Kanë bërë paqe apo luftë vetëm për interesat e tyre dhe kanë bërë marrëveshje okulte, sepse nuk kanë ndryshuar asgjë. Dhe unë kam frikë, dhe nga informacionet që kam, edhe me drejtues të mazhorancës, ideja e tyre është për të bërë sërish një marrëveshje okulte”, ka thënë Zeneli.

Sipas tij, kjo nuk duhet të ndodhë, pasi kriza 30-vjeçare do të thellohet edhe më tej.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat