Partia më e madhe opozitare në Turqi ka deklaruar se udhëheqësja e degës së saj në Stamboll është dënuar me nëntë vite e tetë muaj burgim.
Raportohet se Canan Kaftancioglu, nga Partia Republikane Popullore (CHP), u shpall fajtore kryesisht për shkak të postimeve në mediat sociale.
Canan gjithashtu u shpall fajtore edhe për “propagandë terroriste”.
Në total, Kaftancioglu u dënua për pesë akuza, përfshirë: “poshtërimin” e shtetit, “ofendimin e një zyrtari publik”, “ofendimin e presidentit” dhe “nxitje të njerëzve për të urrejtur”.
Ajo ka luajtur rol të rëndësishëm në fitoren e kandidatit të CHP-së, Ekrem Imamoglu, në zgjedhjet për kryetar të Stambollit, këtë vit.
CHP-ja tha se dënimi i Kaftancioglut duhet të konfirmohet nga një gjykatë apeli, përpara se ajo të dërgohet në burg.

