Pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Meksikën se do të vendoste taksa ndaj mallrave meksikane nëse nuk kontrollonte lëvizjen e emigrantëve të jashtëligjshëm drejt SHBA, Meksika mori menjëherë masa.
Meksika tha se ka frenuar me sukses numrin e migrantëve pa dokumente që kalojnë në Shtetet e Bashkuara.
Sekretari i Jashtëm, Marcelo Ebrard, tha të premten se numri i tyre është zvogëluar për 56% nga muaji maj.
SHBA-ja dhe Meksika janë pajtuar në qershor për një afat prej 90 ditësh për të zvogëluar rrjedhën e emigrantëve në SHBA.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do të zbatojë tarifa ndaj importeve nga Meksika, nëse autoritetet atje nuk veprojnë për të frenuar migrimin.
Zyrtarët meksikanë pritet të udhëtojnë në Uashington javën e ardhshme, për të diskutuar rreth përpjekjeve të tyre.
Trump është zotuar se do të vendosë taksë 5% mbi importet meksikane dhe se ajo do të rritet çdo muaj, nëse Meksika nuk vepron.

