TË FUNDIT

Në kërkim nga Interpoli për trafikim, përdhunim dhe prostitucion, kapet lezhiani

Arrestohet nga policia një 47-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane i dënuar me 12 vite burg për disa vepra penale; “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Trafikim i qenieve njerëzore” dhe “Organizim i emigracionit të paligjshëm”. Ai është Kastriot Marku, ndërsa përdorte disa emra për t’i shpëtuar drejtësisë.

Marku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata Pistoia në Itali në vitin 2013 e ka dënuar me 12 vite burg për katër veprat penale që akuzohet. Pas arrestimit nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat