TË FUNDIT

Uragani Dorian/ Qindra persona po evakuohen nga Bahamas

Qindra të mbijetuar nga uragani Dorian kanë ikur nga Bahamas ndërsa mijëra të tjerë presin me padurim evakuimin nga ishujt e shkatërruar.

Uragani u përhap nëpër ishuj në fillim të kësaj jave, duke shkatërruar çdo gjë dhe vendi është në prag të një krizë humanitare.

Numri zyrtar i vdekjeve u rrit në 43, por pritet të rritet më tej, sipas  mediave lokale të cilat citojnë burime zyrtare.

Me përpjekjet e skuadrave të shpëtimit, shumë të mbijetuar po përpiqen të evakuohen.

Të Premten, turmat e dëshpëruara për të lënë vendin e shkatërruar u drejtuan drejt porteve në Great Abaco dhe Grand Bahama, dy nga ishujt më shumë të goditur nga stuhia.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, “po e monitoron nga afër” situatën, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat