Rusia dhe Ukraina kanë përfunduar një shkëmbim të shumëpritur të të burgosurve.
Të liruarit përfshijnë 24 marinarë ukrainas dhe një “person me interes” për rrëzimin e fluturimit MH17 i cili vrau 298 njerëz.
Shkëmbimi shpresohet të lehtësojë tensionet midis dy fqinjëve.
Duke përshëndetur ukrainasit në aeroport, Presidenti Volodymyr Zelensky tha: “Ne duhet të ndërmarrim të gjitha hapat për të përfunduar këtë luftë të tmerrshme.” Rusia tha se ishte e lumtur që qytetarët rusë ishin kthyer në shtëpi.
Marrëdhëniet midis dy vendeve u përkeqësuan në mënyrë dramatike në vitin 2014, kur Rusia aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe rebelët e mbështetur nga Rusia filluan një kryengritje në dy rajone të Ukrainës lindore.
Më shumë se 13,000 njerëz janë vrarë në konflikt në rajonet Donetsk dhe Luhansk.
Në prill, ukrainasit zgjodhën një president të ri. Zelensky tha që përparësia e tij kryesore ishte përfundimi i konfliktit.
Zyrtarët rusë kanë thënë se përparimi drejt një lirimi të të burgosurve është thelbësor për përmirësimin e “atmosferës që rrethon një zgjidhje të krizës së Ukrainës”./real-news.tv/

