TË FUNDIT

Kapet trafikanti shqiptar në Itali, ja si u zbulua nga policia

Arrestohet një shqiptar në Itali, pasi u kap në flagrancë duke shitur drogë.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin me iniciale B.M., i cili u kap duke i dhënë 2 doza kokainë një blerësi në këmbim të 200 eurove.

Ngjarja ka ndodhur në Pescara të shtetit fqinj, ndërsa mediat vendase raportojnë se autoritetet kryen kontrolle edhe në shtëpinë e shqiptarit në në zonën e Santa Veneranda

Policia gjeti dhe sekuestroi në shtëpinë e tij rreth 1 kilogram kokainë dhe 10 mijë euro para të thata, të cuilat dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Gjithashtu karabinierët zbuluan edhe një bazë logjistike ku përgatiteshin dozat e drogës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat