3 automjete janë përplasur në qytetin e Vlorës.
Aksidenti është shënuar në rrugën Transballkanike, njëri prej akseve më problematikë për sa i përket sigurisë.
Sipas informacioneve të fundit, janë lënduar 4 persona, ndërsa nuk dihet nëse janë jashtë të rrezikut.
Konfirmohet se shkak i këtij aksidenti të frikshëm është shpejtësia tej normës së lejuar.

