Është shkarkuar nga detyra drejtori i Tatimeve në qytetin e Elbasanit, Bedri Bejtja. Sipas informacioneve arsyeja e këtij shkarkimi është performanca e ulët në punë.
Mësohet se në vend të tij është emëruar Vagjel Ranxha. Ndërkohë që Bejtjas i është ngarkuar një tjetër post në Drejtorinë e Tatimeve.

