Ende asnjë informacion rreth pronarit të jahtit të braktisur në brigjet e Shëngjinit.
Policia ka mësuar se Sezgin Javuz ka qenë i vetëm në jaht, në momentin kur është nisur nga porti i Tivarit.
Po hetohet në disa pista, ndërsa dyshimet ekzistojnë se turku mund të ketë pësuar atak kardiak teksa është hedhur në det për notim apo ndonjë largim i mundshëm i jahtit në momentin kur ai është hedhur për t’u larë.
Por ndër pistat ku po hetohet është dhe ajo e një pengmarrjeje të mundshme, për shkak të pasurisë së Javuz.
Grupi hetimor ende nuk disponon detaje nga ngjarja, siç mund të ishin kontaktet e fundit të Sezkin Javuz, jahti i të cilit u gjend në det të hapur dhe u soll në brigjet e Shëngjinit nga peshkarexhat.
Policia Shqiptare ka vendosur kontakte dhe me homologët në Turqi, ku e vetmja gjë që bëhet e ditur deri tani është fakti se Sezkin Javuz nuk renditet në listat e zeza të policisë turke

