TË FUNDIT

Rama provokon Ilir Metën, bën lëvizjen e papritur

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Kuvend për të mbajtur mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Ndryshe nga herët e tjera, ku Rama mbledhjet e grupit parlamentar i zhvillon në selinë e Partisë Socialiste, këtë radhë ka zgjedhur kryesinë e Kuvendit.

Pikërisht në të njëjtën kohë kur presidenti Ilir Meta është thirrur në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 30 qershorit.

Me këtë lëvizje duket se Rama kërkon të jetë në njëjtën godinë ku Ilir Meta po pyetet nga Komisioni Hetimor, duke provokuar jo pak presidentin.

Ky i fundit shkoi në këmbë nga presidenca drejt Kuvendit, ndërkohë që u shpreh për mediat se nuk e shqetëson fare kjo “llogaridhënie”, pasi në postin e presidentit do të qëndrojë deri në 2022

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat