Pezullimi pesë-javor i parlamentit britanik është shtyrë për në një moment të dytë, pasi deputetët pritet të refuzojnë përsëri thirrjet e qeverisë për zgjedhje të parakohshme.
Deputetët e opozitës konfirmuan që ata nuk do të mbështesin presionin për një votim në 15 tetor, duke këmbëngulur se fillimisht duhet të zbatohet ligji që bllokon Brexit pa marrëveshje.
Ministrat kanë thënë se ata do të “testojnë” atë që ligji kërkon prej tyre.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është paralajmëruar se ai mund të ballafaqohet me veprime juridike nëse nuk e zbaton ligjin.
Qeveria e ka përshkruar ligjin si “mashtrues”.
Ligji do ta detyronte kryeministrin të kërkonte një shtyrje të afatit të Brexit, nëse deputetët nuk e kanë aprovuar një marrëveshje të re, apo asnjë marrëveshje, deri më 19 tetor.
Downing Street konfirmoi që pezullimi – i Parlamentit deri më 14 tetor do të fillonte në fund të seancës së së hënës.
Kjo do të thotë që deputetët nuk do të kenë një shans tjetër për të votuar për zgjedhje të parakohshme./real-news.tv/

