TË FUNDIT

Urbani merr përpara dy këmbësore në kryeqytet, të plagosurat nisen urgjent për në spital

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë,  ku dy këmbësore janë përplasur nga një autobus.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Zogu i Parë, nga një urban i linjës së Tiranës së Re.

Të plagosur kanë mbetur 2 këmbësore, të cilat u dërguan menjëherë drejt spitalit.

Bëhet me dije se gjendja e tyre shëndetësore ndodhet e stabilizuar.

Ja njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:32 në Bulevardin Zog i Parë, autobusi i linjës Tiranës së Re me drejtues shtetasin  A. M ka përplasur dy këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja K. N dhe shtetasja tjetër që ishte së bashku me të.

Drejtuesi i autobusit shtetasi A. M është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit, si dhe identifikimin  e njërës nga shtetaset të aksidentuar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat