TË FUNDIT

PD do digjte Parlamentin?! Reagimi i menjëhershëm i Gazment Bardhit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të shtetit, Ilir Meta, i cili tha sot se kishte informacione që tregonin për dhunë dhe djegie të Parlamentit.

Bardhi ka deklaruar se PD nuk ka pasur asnjë skenar për dhunë. Sipas tij është e rëndësishmë që deklarata e Presidentit të lexohet me kujdes.

“Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar nuk ka pasur kurrë asnjë plan për djegien e institucioneve, pavarësisht se ato nuk përfaqësojnë interesin publik, por interesin e një grupi oligarkësh dhe kriminelësh të lidhur me kryeministrin e vendit.

Partia Demokratike fton mediat të hapë arkivat e javëve përpara 30 qershorit dhe do të gjejë se opozita dhe kreu i saj, Lulzim Basha, ka denoncuar skenarët e dhunshëm të Edi Ramës, që ka patur për qëllim t’i përdorë më pas kundër PD dhe opozitës.

Në këtë këndvështrim, duhet të lexohet edhe deklarata e Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se “nuk mund të pranonte një Rajshtag në Shqipëri”. Të gjithë e dinë se me djegien e dyshimtë të Parlamentit gjerman, Hitleri çimentoi pushtetin nazist pas ardhjes në pushtet pak kohë para djegies së Rajshtagut.

“Partia Demokratike e konsideron komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit si një mjet për të mbuluar skandalet e qeverisë ilegjitime të Edi Ramës, ndërsa anëtarët e këtij komisioni, personazhe të dosjeve 184 dhe 339, si bashkëpunëtorë të krimit në vjedhjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, ka thënë Bardhi.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat