Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak minuta më parë denoncimin e një qytetari i cili thotë se në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Qarkut të Gjirokastrës është tentuar të goditet me karrige në kokë Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi.
Postimi i Sali Berishës:
Tentojnë ti thyejnë kokën me karrige narkoministrit të familjes për rendin dhe bujqësinë, Çuçi!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje, zoti Berisha. Dua të denoncoj një skandal që ka ndodhur ne Gjirokastër. Kryetare e qarkut është vendosur Lindita Rova. Ajo ka qenë drejtoreshë te DAR-i ku s’ka lene gje pa vjedhur. Burri i saj, Gjergji Rova është specialist në Drejtorinë Peshkimit dhe Akuakulturës. Ai ka qenë 6 muaj në Suedi, po e ka marre rrogën vetem pse mbrohet nga Bledi Çuçi. Të gjithë e njohin në Gjirokastër.
Dhe Linditën e ka vënë Bledi Çuçi pa pyetur asnjë. Turpi i zotit, në mbledhje kanë tentuar t’i bien me karrige Çuçit. Asnjëri nuk pranon kandidaturën e saj.
Te lutëm anonim, se socialist jam po këta të heqin bukën e fëmijve!

