TË FUNDIT

Deputetët britanikë votojnë kundër zgjedhjeve të parakohshme

Parlamenti britanik nuk e mbështeti kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Propozimi i kryeministrit mori vetëm 293 vota nga 434 që i duheshin.

Johnson tha para votimit se nuk do të kërkojë një zgjatje të afatit për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, ndonëse të hënën hyri në fuqi ligji që i kërkon zgjatjen e këtij afati deri në vitin 2020, nëse nuk sigurohet një Brexit me marrëveshje.

Udhëheqësit e BE-së kanë theksuar vazhdimisht se nuk kanë marrë ndonjë propozim të ri rreth kësaj çështjeje.

Ai u tha deputetëve se nëse dëshirojnë të shtyjnë Brexit përtej 31 tetorit, të votojnë për zgjedhjet e parakohshme dhe “t’u japin mundësinë qytetarëve që të vendosin nëse duan një zgjatje të afatit apo jo”.

“Nëse refuzoni ta bëni këtë sonte, atëherë unë do të shkoj në Bruksel më 17 tetor dhe do të negociojë largimin më 31 tetor, shpresoj me një marrëveshje, por edhe pa të nëse është e domosdoshme”, u tha Johnson deputetëve në parlamentin britanik./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat