TË FUNDIT

Parfumi i bën femrat më tërheqëse

Kërkuesit kanë zbuluar se fytyrat  femërore bëhen më tërheqëse nëse është e pranishme një aromë e këndshme.

Ata shprehen se aromat mund të ndryshojnë mënyrën sesi dukemi dhe tërheqjen që përjetojnë të tjerët ndaj nesh.

Megjithatë, shkencëtarët janë shprehur se efekti nuk ndikon në perceptimin e moshës së femrave, pra nuk i bën të duken më të reja.

Aromat e këndshme dhe tërheqja e fytyrës ndërveprojnë në një përzierje emocionale që lidhet me bukurinë. Sfida tjetër e shkencëtarëve është të zbulojnë nëse ndodh e njëjta gjë tek meshkujt.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat