Kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi ditën e sotme se do të sigurojë një marrëveshje Brexit dhe do të largojë Britaninë nga Bashkimi Evropian më 31 tetor.
“Ne do të arrijmë një marrëveshje dhe do të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje,” u tha Johnson fëmijëve gjatë një vizite në një shkollë. “Unë dje isha në Irlandë duke biseduar me miqtë tanë irlandezë se si të arrijmë një marrëveshje. Ne do të shkojmë në Bruksel dhe do të bisedojmë me disa kryeqytete të tjera evropiane”-tha Boris duke shtuar:
“Ekziston një mënyrë për të arritur një marrëveshje, por do të duhet shumë punë. Megjithatë ne duhet të jemi të përgatitur të dalim nga BE pa një marrëveshje.
“Nëse është absolutisht e nevojshme, ne do të dalim pa marrëveshje,” tha Johnson./real-news.tv/

